SHKODER- Prokuroria e Shkodrës po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve e lokavele buzë lumit Buna për të zbardhur dhe itenerarin e rrugëtimit të fundit të Alma Arrazit, gruas 39 vjeçare e cila u vetëmbyt me tre fëmijët në lumin Buna. Ngjarja e rëndë u shënua më 2 maj 2024.
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguroi pamjet që më pas do të jenë momentet e fundit për Almën me 3 fëmijët e saj të mitur.
Njëra është momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Duhet të jetë ora 20:10. Pasi përshëndeten me njëra-tjetrën, Alma merr të largohet ndërsa ka përdore djalin e vogël, Arditin 3 vjeç dhe njërën prej vajzave, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe. Kunata e me vajzën e vogël ikin në drejtimin e kundërt. Por si fillim ndalon për pak dhe i shkruan dikujt në telefon.
Ndoshta kunata ka njoftuar në familje se Alma nuk po kthehej në shtëpi, siç më tej ka dëshmuar edhe në prokurori, se 39-vjeçarja i kishte rrëfyer që donte të merrte kohë të qetësohej duke shkuar tek familja e saj dhe se vëllai do vinte ta merrte me taksi për tu nisur drejt Durrësit.
Në një sekuencë tjetër rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, tek ura e re e Bunës, vetëm pak minuta përpara se Alma Arrazi të hidhej së bashku me 3 fëmijët në lumin Buna, aty ku dhe gjetën vdekjen. Në video shihen lëvizje të njerëzve dhe automjeteve.
Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte siç familjarë të saj kanë dëshmuar ekskluzivisht edhe për Report Tv.
Motra dhe babai i saj, Genta dhe Azem Bushati treguan se Erdgys Arrazi, i cili ndodhet në qeli si personi i dyshuar që shtyu gruan drejt vetëvrasjes, e tradhtonte dhe denigronte si grua. Trupat e fëmijëve dhe nënës u gjetën nga data 4 maj deri më 7 maj, gjatë kërkimeve në rrjedhën e lumit Buna. Me kërkesë të familjarëve, Alma u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët prehen në Shkodër.

Foto: Alma Arrazi ndahet me kunaten pasi kanë dale nga lokali, 2 maj 2024
-
Nuk mund te hetojet tel i kunates.. cjan keto alibi a Ka nje fakt me Ke shkruante
Përgjigju -
Nje ngjarje e rende qe kerkon zgjidhje
Përgjigju -
I ka than me pret vellai edhe duket se del nga lokali e iken me nxitim . Kunata e ka marr me qetsi edhe ka tel ne dor sic e kemi ne te gjith ore e minut me tel ne dor shikojm qoft dhe per inertsi. Kuj do ja merrte mendja se do shkote ne lum
Përgjigju -
Edhe ajo kunata nuk eshte fare pa faj.Ne mos gaboj,a nuk ishte kjo qe Ergdysi i kishte kerkuar, qe sa here e ndjera Alma dilte nga shtepia, t'a njoftonte, qe te mos e shikonte me dashnoren.Dhe ajo ka ndihmuar ne shkaterrimin e kesaj familjeje dhe ne kete tragjedi./Aidin and abetting/ e quajne tek ne dhe konsiderohet krim,besoj se eshte i njejte me /favorizim e mbeshtetje/perkrahje kriminale/ ne Shqiperi.
Përgjigju -
Eshte shume e dhembshme!
Përgjigju -
Si e bane ket gja o val ke fmi vet
Përgjigju -
Mvjen keq po ktu duket kush asht vrasesi Burg per edisonin erdgysin dhe valentinen
Përgjigju -
Si ta ka ba dora me i hedh ne uj ato femi te mrekullushem o ca kriminele !! Per nje cop burr hor pis ti hedh ato engjej ne uj
Përgjigju -
Duket qarte qe kjo e lajmron per levizjet e te ndjeres familje katalie
Përgjigju -
Ju lutem mos na jepni me video te tilla. Jane shume te renda. Tregohuni te dhemsur dhe jo te pashpirt. Ngjarja eshte shume shume e rende.
Përgjigju -
Ende pa u vertetuar nga hetimi,,,,informohet mediatikisht qe u vetmbyt.Per mua eshte krejt e gabuar Kjo mund te thuhet vetem kur te perfundoje hetimi i humbjes se jetes se kater shpirtrave,pa faj.
Përgjigju -
Femijet nuk u vetevrane por u vrane nga nena e tyre! Vrasja e femijeve nuk mund te justifikohet me asnje dhune ose pasoje psikologjike te prindit, eshte thjesht vrasje!
Përgjigju -
Duket sikur kunata ka tel në dorë tuj dërgu sms dikujt!?
Përgjigju-
Si jua ban zemra me hanger mut ktu nkomente, hala skupto se kan vdek 3 engjej, ti ke mend me sulmu asmerin
-
Duket qarte paster pa gabime qe vrasjen e ka kry " familja " Pikerisht kur doli kunati nga burgu Sepse ajo dinte shume info per cdo pisllek qe kan ba kto
-
-
keshtu perfundon kur martohesh me horra...
Përgjigju-
O e pashpirt po femijet me ke ishin martuar?! Kafshe femer qe je .
-










Komente
Komento