Tragjedia në Shkodër/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lumë (VIDEO)

SHKODER- Prokuroria e Shkodrës po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve e lokavele buzë lumit Buna për të zbardhur dhe itenerarin e rrugëtimit të fundit të Alma Arrazit, gruas 39 vjeçare e cila u vetëmbyt me tre fëmijët në lumin Buna. Ngjarja e rëndë u shënua më 2 maj 2024.

Shqiptarja.com  dhe Report Tv siguroi pamjet që më pas do të jenë momentet e fundit për Almën  me 3 fëmijët e saj të mitur.

Njëra është momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Duhet të jetë ora  20:10. Pasi përshëndeten me njëra-tjetrën,  Alma merr të largohet ndërsa ka përdore djalin e vogël, Arditin 3 vjeç dhe njërën prej vajzave, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe. Kunata e me vajzën e vogël ikin në drejtimin e kundërt. Por si fillim ndalon për pak dhe i shkruan dikujt në telefon.

Ndoshta kunata ka njoftuar në familje se Alma nuk po kthehej në shtëpi, siç më tej ka dëshmuar edhe në prokurori, se 39-vjeçarja i kishte rrëfyer që donte të merrte kohë të qetësohej duke shkuar tek familja e saj dhe se vëllai do vinte ta merrte me taksi për tu nisur drejt Durrësit.

Në një sekuencë tjetër rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, tek ura e re e Bunës, vetëm pak minuta përpara se Alma Arrazi të hidhej së bashku me 3 fëmijët në lumin Buna, aty ku dhe gjetën vdekjen. Në video shihen lëvizje të njerëzve dhe automjeteve.

Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte siç familjarë të saj kanë dëshmuar ekskluzivisht edhe për Report Tv.

Motra dhe babai i saj, Genta dhe Azem Bushati treguan se Erdgys Arrazi, i cili ndodhet në qeli si personi i dyshuar që shtyu gruan drejt vetëvrasjes, e tradhtonte dhe denigronte si grua. Trupat e fëmijëve dhe nënës u gjetën nga data 4 maj deri më 7 maj, gjatë kërkimeve në rrjedhën e lumit Buna. Me kërkesë të familjarëve, Alma u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët prehen në Shkodër.

Foto: Alma Arrazi ndahet me kunaten pasi kanë dale nga lokali, 2 maj 2024

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ada: 10/05/2024 18:20

    Nuk mund te hetojet tel i kunates.. cjan keto alibi a Ka nje fakt me Ke shkruante

    Përgjigju
  • Sonila: 10/05/2024 15:11

    Nje ngjarje e rende qe kerkon zgjidhje

    Përgjigju
  • Kunata ska faj: 10/05/2024 10:00

    I ka than me pret vellai edhe duket se del nga lokali e iken me nxitim . Kunata e ka marr me qetsi edhe ka tel ne dor sic e kemi ne te gjith ore e minut me tel ne dor shikojm qoft dhe per inertsi. Kuj do ja merrte mendja se do shkote ne lum

    Përgjigju
  • Iris: 10/05/2024 03:14

    Edhe ajo kunata nuk eshte fare pa faj.Ne mos gaboj,a nuk ishte kjo qe Ergdysi i kishte kerkuar, qe sa here e ndjera Alma dilte nga shtepia, t'a njoftonte, qe te mos e shikonte me dashnoren.Dhe ajo ka ndihmuar ne shkaterrimin e kesaj familjeje dhe ne kete tragjedi./Aidin and abetting/ e quajne tek ne dhe konsiderohet krim,besoj se eshte i njejte me /favorizim e mbeshtetje/perkrahje kriminale/ ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Populli: 09/05/2024 23:26

    Eshte shume e dhembshme!

    Përgjigju
  • Sjsjsn: 09/05/2024 23:06

    Si e bane ket gja o val ke fmi vet

    Përgjigju
  • Hsisksm: 09/05/2024 23:05

    Mvjen keq po ktu duket kush asht vrasesi Burg per edisonin erdgysin dhe valentinen

    Përgjigju
  • Tmerr: 09/05/2024 22:16

    Si ta ka ba dora me i hedh ne uj ato femi te mrekullushem o ca kriminele !! Per nje cop burr hor pis ti hedh ato engjej ne uj

    Përgjigju
  • Wiissjsn: 09/05/2024 19:10

    Duket qarte qe kjo e lajmron per levizjet e te ndjeres familje katalie

    Përgjigju
  • Erion: 09/05/2024 18:45

    Ju lutem mos na jepni me video te tilla. Jane shume te renda. Tregohuni te dhemsur dhe jo te pashpirt. Ngjarja eshte shume shume e rende.

    Përgjigju
  • LORA: 09/05/2024 18:31

    Ende pa u vertetuar nga hetimi,,,,informohet mediatikisht qe u vetmbyt.Per mua eshte krejt e gabuar Kjo mund te thuhet vetem kur te perfundoje hetimi i humbjes se jetes se kater shpirtrave,pa faj.

    Përgjigju
  • WTF: 09/05/2024 18:05

    Femijet nuk u vetevrane por u vrane nga nena e tyre! Vrasja e femijeve nuk mund te justifikohet me asnje dhune ose pasoje psikologjike te prindit, eshte thjesht vrasje!

    Përgjigju
  • Por: 09/05/2024 18:00

    Duket sikur kunata ka tel në dorë tuj dërgu sms dikujt!?

    Përgjigju
    • O fansi asmerit: 09/05/2024 22:59

      Si jua ban zemra me hanger mut ktu nkomente, hala skupto se kan vdek 3 engjej, ti ke mend me sulmu asmerin

    • Asmeri: 09/05/2024 19:06

      Duket qarte paster pa gabime qe vrasjen e ka kry " familja " Pikerisht kur doli kunati nga burgu Sepse ajo dinte shume info per cdo pisllek qe kan ba kto

  • elena: 09/05/2024 17:18

    keshtu perfundon kur martohesh me horra...

    Përgjigju
    • Elena@: 09/05/2024 20:53

      O e pashpirt po femijet me ke ishin martuar?! Kafshe femer qe je .

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit