TIRANË- Ngjarja e Shkozës që tronditi ditën e sotme opinionin publik mund të ketë një person të tretë të përfshirë. Ky ishte këndvështrime i ekspertit të kriminalistikës, Artan Rexhepit. I ftuar në Report Tv me gazetarin Emiliano Islami, Rexhepi u shpreh se kjo ngjarje lë dyshim për një person të tretë, por mbetet për t’u hetuar e gjithë ngjarja para se të dilet në përfundime.
Pra sipas ekspertit të kriminalistikës, ka dyshime se 43-vjeçarin dhe kunatën e tij mund ta kenë vrarë dhe ta kenë inskenuar edhe vetëvrasjen e autorit të dyshuar.
“Ka qenë pjesë e forcave të ushtrisë kështu që në këtë kuadër ka qenë e kuptueshme që e ka pasur një mundësi që ta siguronte. Në fkst ky krim çon në shumë pista. Një gjë që doli nga ajo që dëgjuam, arma e lëvizur pas ndodhjes së ngjarjes lë dyshimin be një personi të tretë. Mund të ketë një bashkautor, ose i ka vrarë të dy. Sepse vetëvrasja ka shenjat e veta të veçanta. Policia nuk e ka të vështirë për ta ndarë këtë pistë.”- tha Rexhepi në Report Tv.
Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.
Në momentet e fundit të jetës, 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në shtrat duke fjetur me vajzën e saj dy vjeçare.