Tiranë/ 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën në Shkozë, më pas vret veten! Dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor! 37-vjeçarja po flinte me vajzën 2 vjeçe kur u qëllua

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.

Në momentet e fundit të jetës, 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në shtrat duke fjetur me vajzën e saj dy vjeçare. Migena ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, vajza dy vjeçe dhe djali 4 vjeç. Ato kanë qenë në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit, kur kunati i saj e ka qëlluar me armë në shtrat. Një plumb në gjoks i mori jetën, ndërsa la pas dy fëmijët. Djali nuk ka qenë në banesë në momentin e krimit, pasi ka qenë tek familjarët e 37-vjeçares.

Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten. Trupi i tij është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg vendit ku u gjet trupi i pajetë i Roland Sinanit. Ky detaj ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë i përfshirë në ngjarje, pistë që po hetohet edhe nga Policia. Burime shprehen se ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor, pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin.  Burri i Migenës nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja, pasi punon taksist dhe ka qenë në punë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja. Por policia i ka shoqëruar në polici, për t’i marrë sërish në pyetje.

Jashtë kamerave, fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin. Ata thonë se Roland Sinani punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje. Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime. Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën 43-vjeçari vrau kunatën e tij dhe më pas veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Viktima, Migena Sinani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:17
Vrasja në Shkozë, policia po heton përfshirjen e një personi të tretë në ngjarje! 43-vjeçari kishte dy plumba në trup

 

Burime bëjnë me dije se Policia po heton përfshirjen e një personi të tretë vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkozë të Tiranës. Deri më tani është raportuar se Roland Sinani ka qëlluar me armë kunatën e tij, Migena Sinani dhe më pas ka vrarë veten.

Trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij. Kjo ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë përfshirë në ngjarje, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia. Në trupin e 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba.

Ora 09:40
Vrau me armë kunatën në Shkozë, fqinjët: 43-vjeçari pësoi tronditje kur ishte ushtar, punonte në gomisteri! Vrau veten në oborrin e banesës

 

Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin që vrau kunatën e tij mëngjesin e sotëm. Jashtë kamerave ata thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje. Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime. Roland Sinani u gjet i vrarë në oborrin e banesës, ndërsa pistoleta e krimit u gjet larg tij.

Ora 09:29
VIDEO/ Vrasja e 37-vjeçares në Shkozë, momenti kur tezja shpërthen në lot

 

Ky është momenti kur tezja e 37-vjeçares Migena Sinani shpërthen në lot. Ajo duket në ambientet afër shtëpisë së 37-vjeçares, ndërsa qan për humbjen e mbesës.

Ora 08:44
Vrasja në Shkozë, detaji i dhimbshëm, 37-vjeçarja po flinte me vajzën dy vjeçe kur u qëllua për vdekje nga kunati

1680939051_Screenshot2.jpg

Mimoza Sinani, e cila mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u qëllua nga kunati me armë zjarri është nënë e dy fëmijëve të mitur. Mësohet se në momentin kur është qëlluar nga kuanti, 37-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat me vajzën 2 vjeçe.

Ora 07:20
DETAJET nga vrasja në Shkozë/ 43-vjeçari vrau kunatën! Vëllai nuk ishte në shtëpi, punon taksist! Prindërit: Ishim në gjumë, se dimë si ndodhi ngjarja

 

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Shkozë. Mësohet se 43-vjeçari Roland Rami, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij orët e para të mëngjesit. Roland Sinani jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë dhe kunatën e tij, Migena Sinani, e cila ndërroi jetë. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. U është marrë dëshmia dhe nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja.

Ora 07:16
Vrasja në Tiranë, del emri, kush është 37-vjeçarja që u vra nga kunati i saj

1680936375_Screenshot12.jpg

Migena Sinani rreth 37 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga kunati i saj mëngjesin e sotëm. Më pas, kunati i saj, Roland Sinani, i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor ka vrarë edhe veten.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 09/04/2023 12:14

    krimet e bera nga te semuret mendore kane filluar te shtohen shume. Po sikur shteti te investoje me shume tek strukturat e shendetit mendor, qe te mos kete tragjedi te tilla. Psh ta beje me detyrim kontrollin mjekesor per te rinjte dhe ne pergjithesi. Gjithashtu duhet te jepet nje vertetim nga strukturat e shendetit mendor per punonjesit edhe ne privat.

    Përgjigju
  • Erik: 08/04/2023 10:57

    Vjen era krim pasioni, autori i shoqi taksist. Qofsha i gabuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025