Tragjedia në Tetovë, Zaev: Nuk mendoj se e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen

Tragjedia në Tetovë, Zaev: Nuk mendoj se e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen

Në një kohë që diskutimet në lidhje me procesin e ndërtimit të Spitalit Modular të Tetovës, të përfshirë nga flakët javën e kaluar dhe që I morën jetën 14 personave po shtohen orë pas ore. Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka deklaruar se nuk informacione në lidhje me procesin.

Nuk kam asnjë informacion, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen nëse ka pasur mbikëqyrje në ndërtimin e spitalit modular për Covid-19 në Tetovë. Zaev thotë se projekti është udhëhequr nga Banka Botërore dhe se gjithçka është realizuar sipas marrëveshjes.

“Do të iu japin institucionet informacione të detajuara. Bëhet fjalë për objekte modulare të montuara. Projekt i Bankës Botërore që është realizuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes linjës kreditore për nevojat e rasteve sociale në vend dhe në përgjegjësi për sistemin shëndetësorë”, tha mes tjerash Zaev.

Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetsisë dhe disa zyrtarëve kyç të spitalit, kryeministri deklaroi se nuk mendon se i gjithë ekzekutivi duhet të jep dorëheqje për shkak të tragjedisë.

“Tragjedi ndodhin në të gjithë botën. Siç kam thënë, e vlerësoj aktin e lartë moral të ministrit, zv/ministrit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik. Kjo si një akt që mbi gjitha është marrë për shkaqe njerëzore, akt për shkaqe morale dhe etike…dhe ja ata kanë dorëzuar dorëheqjen. Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të jep dorëheqje për këtë”, deklaroi Zaev.

I pyetur nëse funksionarët që kanë parashtruar dorëheqjen vazhdojnë të kryejnë detyrën zyrtare, Zaev tha se të njëjtit janë të obliguar të vazhdojnë punën derisa të emërohen zëvendësuesi.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në seancën e parë të radhës do të kërkojë shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Kërkesa e tyre bazohet në nenin 68 të Kushtetutës i cili i jep të drejtën Kuvendit në zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e bartësve të funksioneve publike.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm