Banorët e Torovicës i janë drejtuar redaksisë së Shqiptarja.com për të ngritur shqetësimin e tyre. Ata shprehen se gurët janë mbi banesat e tyre, siç duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com. Këta shkëmbinj mund të shkëputen në çdo moment, dukje bërë kështu që jeta e dhjetëra banorëve të jetë në rrezik të madh.
[gallery]24218[/gallery]
Alarmi i banorëve vjen pas paralajmërimit të ekspertëve të Ministrisë së Transporteve të cilët pasi ekzaminuan zonën u shprehën se gurë të tjerë rrezikojnë të shkëputen nga mali dhe të rrezikojnë seriozisht zonat e banuara. Banorët i bëjnë apel institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë për të shmangur ngjarjet e rënda në të ardhmen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO











