LEZHË - Kishin vetëm 1 vit të martuar por jeta e tyre u ndërpre në mënyrë tragjike dje rreth orës 15:30 në Torovicë kur fuoristrada ku po udhëtonin u zu nga një masiv shkëmbor.

Alda dhe Edmond Zefi përkatësisht 21 dhe 31-vjeç ishin martuar vjet në 2016 ndërsa 21-vjeçarja ishte edhe në muajin e 7-të të shtatzënisë.  Në fuoristradën që u godit nga shkëmbi humbi jetën dhe vëllai i Edmondit, Valentin Zefi 29 vjeç. 

Mjeti tip 'Land Rover' me targa AA 322 CV po udhëtonte në aksin Torovicë - Malecaj kur një masiv shkëmbor i shkëputur nga lartësia e malit në krah të rrugës e goditi duke e shkatërruar totalisht dhe duke sjellë vdekjen e menjëhershme të 3 personave që ndodheshin brenda. 

cifti tragjedia lezhe
(Çifti Alda dhe Edmond Zefi, 21 dhe 31 vjeç)

zefi ngjarja tragjike lezhe guri
(Lajmërimi i ndarjes nga jeta dhe fotot e tre viktimave)


Redaksia Online
(shqiptarja.com)