Tragjedia, orët e fundit të Astorit
Playstation dhe WhatsApp

Tragjedia, orët e fundit të Astorit<br />Playstation dhe WhatsApp<br>
Lojëra në Playstation dhe mesazhi i fundit në whatsupp rreth orës 23:34. Në këtë mënyrë Davide Astori kaloi të shtunën e fundit të jetës së tij në hotelin në Udine ku ishte grumbulluar skuadra e Fiorentinës. Mbrojtësi që u gjet i vdekur në dhomë e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në shoqërinë e mikut dhe portierit të skuadrës Marco Sportiello i cili është i fundit që e ka parë të gjallë dhe ka dhënë dëshminë e tij.

Pas darkës kapiteni i Fiorentinës Davide Astori siç e kishte zakon shkoi për të pushuar në dhomën e portierit të skuadrës me një Ipad në dorë. Në orën 23:00 janë ndarë dhe Astori ka shkuar në dhomën e tij ku qëndronte i vetëm dhe më pas në 23:34 ka shkëmbyer disa mesazhe me Sportiellon në whatsupp. Portieri i shkruan :” Ke harruar këpucët tek unë” ndërsa Astori i shkruan:” Faleminderit, këpucët nuk më duhen pasi i marr nesër në mëngjes”.

Një takim që të dielën në mëngjes për fat të keq nuk ndodhi kurrë. Vdekja e 31- vjecarit është zbuluar rreth orës 9:30 ku ai ishte pa shenja jetë në krevat. Autopsia do përcaktojë shkaqet e vërteta po dyshohet një atak kardiak për shkaqe natyrore. Megjithatë është e çuditshme pasi kontrollin e fundit të zemrës Astori e kishte bërë pak ditë më parë më 28 shkurt dhe gjithçka ishte Ok.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron