Tre të vdekur dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci i zjarrit të rënë dje në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë.
Report Tv sjell për herë të parë foton e autorit të kësaj tragjedie, Lefter Canaj, 57 vjeçari nga Gjirokastra, por me banim në Tiranë.
Grupi hetimor e ka pasur të vështirë të administrojë dëshminë e Canajt për shkak të gjendjes së tij kritike, pasi disa orë më vonë ndërroi dhe jetë, por sipas të dhënave të marra nga personat e mbetur gjallë nga kjo ngjarje makabre dyshohet se ai dhe Dashamir Saraçi kishin konflikte për radhën e poltronit në pajisjen e Hemodializës.

(Autori i zjarrvënies Lefter Canaj)
Canaj ndërroi jetë rreth 24 orë pasi shkaktoi tragjedinë brenda Spitalit Amerikan.
Ndërkohë Saraçi ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin e djegieve pranë Spitalit të Traumës, por dëmtimet e shumta që ai kanë marrë bëjnë që mjekët të tregohen të rezervuar për kalimin e rrezikut.
Saraçi dhe Canaj pak momente përpara ngjarjes, kanë pasur një debat verbal për radhën e marrjes së trajtimit me dializë.

(Pacienti i plagosur Dashamir Saraçi)
Në këtë ngjarje humbën jetën dy gra nga Kurbini të cilat për shkak të flakëve dhe asfiksisë nga tymi s'mundën të dalin nga pavioni Hemodializës ku ra zjarri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO