Tragjeditë nga shpërthimet e
 gazit, kush përgjigjet për to?

Tragjeditë nga shpërthimet e<br /> gazit, kush përgjigjet për to?
Plagosja e 30 personave në Pogradec, dhe vdekja e një djali 4-vjeçarë në Tiranë për shkak të shpërthimeve nga bombolat e gazit kanë nxjerrë në pah mish-mash-in ligjor dhe administrativ që rregullon tregtimin me pakicë të këtij produkti.
 
Ministria e Energjetikës pranon se aktualisht nuk ka një ligj specifik për furnizimin e konsumatorëve me gaz, dhe se puna për të ka nisur vetëm muaj më parë.
 
Ndërkaq, rregullorja për tregtimin me pakicë të gazit është dërguar për konsultim te Ministritë përkatëse dhe te palët e interesit, dhe do të jetë gati pas afro dy muajsh.
Aktualisht rregullimi i këtij tregu është në varësi të disa institucioneve njëherësh, aktiviteti dhe kuadri legjislativ i të cilëve shpesh krijon interferenca, përplasje dhe ç’është më e keqja, boshllëqe ligjore.
 
Legjislacioni aktual, një pjesë të kontrollit të këtij tregu ua ngarkon bashkive, një pjesë Inspektoriatit Shtetëror Teknik, një pjesë vetë Ministrisë dhe Entit Rregullator të Energjisë, ndërkohë që edhe zjarrfikëset kanë një rol jo të vogël. Këto institucione shpesh dublojnë njëri tjetrin, dhe po aq shpesh lënë jashtë kontrollit segmente të caktuara të tij.

Po ashtu, deri para dy vitesh, nuk ka ekzistuar asnjë strukturë shtetërore e mirëfilltë për mbikqyrjen e furnizimit me gaz të konsumatorëve. Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve nën Presion është krijuar vetëm pas vitit 2013, dhe në vitin 2015 rezulton se ka vënë vetëm 139 gjoba dhe ka bllokuar vetëm 36 subjekte për shkelje të kushteve teknike. Duket se ky treg do të vazhdojë në këtë mish-mash edhe për dy-tre muajt e ardhshëm, deri sa furnizimi i shqiptarëve me gaz të rregullohet nga një ligj i ri.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të

Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të