Tragjedia me 157 viktima, raporti hetimor shfajëson pilotët

Tragjedia me 157 viktima, raporti hetimor shfajëson pilotët

Ekuipazhi i avionit Boeing 737 Max të rrëzuar në Etiopi, i ka respektuar të gjitha rregulloret e parashkruara, por nuk mund të vendoste dot nën kontroll avionin. Këtë e konfirmon raporti i parë i ndërmjetëm hetimor mbi tragjedinë e avionit të rrëzuar më 10 Mars, bëri të ditur ministrja e Transportit në Addis Abeba, Dagmawit Moge.

Në tragjedinë e rrëzimit të avionit të shoqërisë etiopiane të fluturimit humbën jetën 157 vetë. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se pjesa ballore e avionit ka pasur një shtypje, tha Dagmawit. Prodhuesi i avionëve duhet të kontrollojë sistemin e kontrollit të avionit.

Rrëzimi i avionit e vendosi nën presion të madh prodhuesin amerikan të avionëve, Boeing dhe Autoritetin Amerikan të Aviacionit, FAA. Në fokus të kritikave ndodhet një software, i cili pas rrëzimit të të njëjtit tip avioni Boeing në Indonezi, ku humbën jetën 189 vetë, shihet si shkaku i tragjedisë. Boeing premtoi pas tragjedisë, se do të kryejë një ripunim të programit, por update-imi i tij ende nuk është kryer.

Deri në sqarimin e plotë të arsyes së aksidentit ajror janë vendosur në të gjithë botën ndalimfluturime për avionët e tipit 737 Max - avioni më i suksesshëm i shitur i Boeing. 370 avionët që kanë qenë në qarkullim tani qëndrojnë në pistë, ndërkohë që shumë porosi për avionin janë pezulluar. DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu