GJERMANI-Një 21-vjeçar është qëlluar për vdekje me 5 plumba dhe dyshimet bien mbi shokun e tij, 26-vjeçar. Ngjarja është regjistruar në Kassel, pranë një "Fast Food-i" ku mësohet se 26-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij, por nuk e ka pranuar fajin. Ai kishte ikur nga vendngjarja, por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Autori është një gjerman i lindur në Kassel, kurse viktima është nga Kosova.

Siç shkruajnë mediat gjermane, dy të rinjtë kishin njohje me njeri-tjetrin dhe ngjarja ka ardhur pas një sherri, por pa bërë të ditur motivet. 21-vjeçari u qëllua me pesë plumba duke ndërruar jetë menjëherë. Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.