Tragjike! Makina përplas motorin në Kurbin, humb jetën 23 vjeçari

Tragjike! Makina përplas motorin në Kurbin, humb jetën 23 vjeçari

Foto ilustruese

KURBIN- Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras. Mësohet se mjeti tip "Nissan" me drejtues E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues 23 vjeçarin me iniciale R.P., banues në Mamurras. I riu ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës në Tiranë. 

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rriten 30% gjobat për ndotësit e mjedisit, Kumbaro: Masat marrin direkt titull ekzekutiv

Rriten 30% gjobat për ndotësit e mjedisit, Kumbaro: Masat marrin direkt titull ekzekutiv