Tragjike! Mbytet një 19 vjeçar në Kukës, po lahej në rezervuar

Tragjike! Mbytet një 19 vjeçar në Kukës, po lahej në rezervuar

Foto ilustruese

KUKËS-Një 19 vjeçar nga fshati Borje mbytet në ujëmbledhësin e fshatit Novosej. Burimet e policisë konfirmojnë se sot në orët e pasdites në rezervuarin e fshatit Novosej është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç.

Burime nga terreni sqarojnë se viktima është nga fshati Borje, 10 km në veriperëndim të Novosejit, i cili bashkë katër shokë bashkëmoshatare të tij kanë shkuar për tu larë. Nga Borja janë nisur drejt vendit të ngjarjes familjarët si dhe një numër fshatarësh por, siç mësohet, ata po presin polumbarët nga Tirana për nxjerrjen e trupit.

Ky është personi i katërt që mbytet në ujërat e Kukësit brenda dy muajve të fundit. Në rezervuarin e Novosejit është viktima e dytë pas punëtorit i cili, siç tregojnë është mbytur aty pak ditë me pare mbasi ai vetë ka punuar për ndërtimin e tij në vitet 80. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Rezervuari i Novosejit ndodhet në lartësinë 1.800 m mbi nivelin e detit dhe është ndërruar në vitet ’80, ai është i thellë dhjetëra metra ndonëse ka sipërfaqe të vogël.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja