TIRANË- Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori 56 vjeçar me iniciale I.B., dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Para një ore, një punëtor tjetër u nda nga jeta në vendin e punës, pasi u kap nga makineria në fabrikën ku po punonte.