Soleil vetëm 19 muajshe ka humbur jetën në Shqipëri ku ishte me pushime tek gjyshërit e saj nga nëna. Familja e saj banon në komunën Centobuchi, në Monteprandone të Italisë dhe lajmi i hidhur ka tronditur të gjithë komunitetin
Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh. Familja e vogëlushes ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive me Covid. Në momentin kur gjëndja shëndetësore e Soleil ka filluar të përkeqësohej, ajo është transportuar në spital por mjekët e kanë pasur të pamundur ta shpëtojnë, shkruan Corriere Adriatico.
Do të jenë analizat që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së vogëlushes në sy të prindërve të saj, nënës shqiptare Lorinda dhe Alessandros.
Trupi i vogëlushes do të kthehet në Itali nesër, e shtunë 26 gusht dhe varrimi do të bëhet në kishën Regina Pacis.
Po ne fillim u tha per metadon te konsumuar gabimisht,tani per Covid?! Kush eshte e verteta?
PërgjigjuOh sa keq!! Cfare lajmi i trishte! Te ndriçofte shpirti atje prane Zotit, engjell i vogel!!
PërgjigjuI përjetshëm kujtimi i këtij ëngjëlli.Ngushëllime pridërve dhe gjyshërve.Amin.
Përgjigju