DURRËS - Një fëmijë nga Kosova është mbytur në plazhin e Durrësit.

Vajza 7-vjeçare me inicialet E.H nga Podujeva ishte duke u larë në det kur pushuesit e tjerë e kanë parë duke rrezikuar të mbytej.

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre dhe nxjerrjes nga deti, fëmija ka ndërruar jetë në spital. 

"Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen e rëndë.

Në tre muajt e verës, nga qershori deri në gusht, vetëm në plazhet e Durrësit janë mbytur 9 persona.