Trahana me domate dhe sallam Tona

Përbërësit:

  • 5 lugë trahana
  • 500 ml ujë
  • Sallam Tona
  • Qepë
  • Domate e thatë
  • Nenexhik i freskët
  • Krem djathi

Përgatitja:

Në tenxhere vendosim ujin te ziejë, shtojmë trahananë dhe kripë, e përziejmë derisa të trashet. Në tigan skuqim qepë në kubikë, sallam Tona dhe domate të thata. Ia shtojmë sipër trahanasë si dhe gjethe nenexhiku.