Trajneri boshnjak refuzon Kosovën:
Nuk drejtoj skuadra pa ambicie

Trajneri boshnjak refuzon Kosovën:<br />Nuk drejtoj skuadra pa ambicie
Një nga emrat më të mëdhenjtë të futbollit boshnjak, Safet Susic, i cili është përfolur si pasardhësi i Albert Bushnjaku-t, në një deklaratë për media ka hedhur poshtë çdo mundësi të afrimit të tij drejt përfaqësueses së Kosovës.

Susic është shprehur se nuk ka patur asnjë negociata mes tij dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për sa i përket një mundësie për të marrë drejtimin e përfaqësueses kosovare, ndërkohë që ka shtuar se nuk mund të drejtojë skuadra të cila nuk kanë ambicie.

“Askush nga Prishtina nuk më ka telefonuar ndonjëherë për të më pyetur nëse jam i interesuar apo jo për ketë pozicion”,  tha Susic, i cili ka shtuar se: “Nuk më pëlqen që të flas në mënyrë hipotetike, por unë nuk do të punoja kurrë me një kombëtare e cila nuk ka ambicie të qarta konkurruese ose dëshirë për të marrë pjesë në Evropian ose Botëror”, ka deklarua 62-vjeçari.
 
Aktualisht Safet Susic, është në drejtim të skuadrës turke të Alanyaspor, ndërkohë që prej 28 dhjetorit të vitit 2009, ai është vendosur në drejtim të kombëtares së Bosnje dhe Hercegovinës. Nën drejtimin e Susic kombëtarja e Bosnje dhe Hercegovinës arriti në pozicionin e 13-të në renditjen e FIFA-s, pozicioni më i lartë në historinë e saj.

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën