Trajneri De Biasi rekomandon Juventusin: Blijeni Odise Roshin!

Trajneri De Biasi rekomandon Juventusin: Blijeni Odise Roshin!
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i rekomandoi Juventusit blerjen e Odise Roshit, anësorit të shpejtë në forcë të Këlnit.

“Odise Roshi është i datëlindjes 1995 dhe është shumë i mirë. Është mesfushor krahu dhe është në pronësi të Këlnit”. De Biasi i bëri deklarimet gjatë një interviste për portalin italian Tuttojuve.com.

“Ndihem mirë në Shqipëri, - deklaroi trajneri italian. tekniku shtoi se ende nuk është stacionuar në Shqipëri, pasi ka udhëtuar shumë drejt vendeve ku aktivizohen lojtarë shqiptarë.

Së fundit, De Biazi ishte në Ukrainë, ku ndoqi takimin Cernomerets-Vorskla Poltava, ku luanin katër lojtarë të Kombëtares, Kristi Vangjeli, Elis Bakaj, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi. “Shumë shqiptarë të talentuar zgjedhin kombësi të tjera. Kanë zgjedhur Zvicrën apo Finlandën. Unë nuk mund t’i gjykoj”, - thekson GDB.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate