Trajneri Ernest Gjoka dhe disa lojtarë të Kukësit janë ndaluar në Vjenë nga policia austriake dhe janë marrë në pyetje pas dyshimeve për trukim të ndeshjeve.
Policia ka ndaluar lojtarët Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri, Simon Rrumbullaku si dhe portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci.
Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.
Dyshimet për trukim erdhën pas ndeshjes miqësore Dinamo e Moskës-Kukësi e përfunduar me shifrat 6:0 për rusët. Klubi i Kukësit ka mohuar kategorikisht çdo përfshirjen në trukime, duke kërkuar heqjen nga kuotimi në baste gjatë ndeshjeve të Champions League.
Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime./Panorama-Sport
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com