Trajneri gjerman Rapolder në Prishtinë: Dua të shoh potencialin e futbollit kosova

Trajneri gjerman Rapolder në Prishtinë: Dua të shoh potencialin e futbollit kosova
Trajneri i shumë skuadrave të Bundesligës 1 dhe 2, Uwe Rapolder është duke qëndruar në Kosovë, ku do të përcjellë nga afër edhe dy ndeshjet e para të sezonit pranveror në Raiffeisen Superligë. Ai ka vizituar klubin e Prishtinës, së bashku me menaxherin shqiptar të futbollit, Remo Rashica.

Nënkryetari i klubit bardhekaltër, Afrim Muçiqi vizitën e trajnerit të spikatur gjerman e ka vlerësuar si vazhdimësi në procesin e sensibilizimit të opinionit evropian për futbollin kosovar. “Uve Rapolder është një trajner i madh dhe ne jemi të nderuar që ai është mysafir në klubin tonë. Vizita e tij nuk është e rastësishme, pasi dihet se Prishtina ka kohë që e ka filluar procesin për ndërkombëtarizim dhe mysafirë të klubit tonë kanë qenë edhe emrat e mëdhenj si Franc Bekenbauer e Franko Barezi.

Nëpërmjet vizitave të këtyre personaliteteve duam që t’ia bëjmë me dije FIFA-s e UEFA-s se jemi të gatshëm për dalje në arenën evropiane dhe nuk duhet të mbesim të getoizuar”, ka thënë Muçiqi, i cili ka bërë me dije se krahas trajnerit të shquar gjerman në Kosovë po qëndron edhe një epik i televizionit gjerman ZDF, i cili po realizon një dokumentar rreth getoizimit të futbollit kosovar. Ndërkohë, ish-trajneri i Arminia Bielefeldit, Koblencit, Karlsruhes dhe Këlnit është shprehur i lumtur që do të ketë rast për të parë potencialin e futbollit kosovar.

“Kjo është vizita ime e parë në Kosovë. Kam ardhur edhe për disa arsye private, por gjatë tri ditëve sa do të qëndroj këtu dua të marrë një pasqyrë reale të futbollit kosovar. Dua të shoh se çfarë është punuar këtu dhe të jap këshillat e mia se çka duhet të bëhet në të ardhmen, pasi e di që ende ka shumë punë për t’u bërë, sidomos në infrastrukturë”, ka theksuar Rapolder. Ai ka thënë se angazhimi i Volfgang Jeratit nga ana e drejtuesve të Prishtinës është një veprim i qëlluar.

“Jerat është njeriu i duhur për të sjellë frymën gjermane në futbollin tuaj. Kam punuar me shumë futbollistë nga Ballkani dhe futbollistët shqiptar si Rudi Vata, Ervin Skela, Klodian Duro, vëllezërit Shefi e Njazi Kuqi dhe Shqipron Skeraj më kanë lënë përshtypje jashtëzakonisht të mirë, pasi kanë pasur karakter të fortë”, ka shtuar Rapolder.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta