Trajneri i Argjentinës: Gjyqtarët e ndihmojnë Messin në Spanjë

Seleksioneri i Argjentinës, Alejandro Sabella mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi përfiton nga gjyqtarët në La Liga, të cilët nuk lejojnë lojë të ashpër. Ai lavdëron kualitetet e 24-vjeçarit, të cilin e quan ambasador të vërtetë për shtetin e tij. Sabella këshillon spanjollët të zbulojnë një fjalë të re për të përshkruar talentin e Messit.

Seleksioneri i Argjentinës, beson se gjykimi i rreptë në La Liga i ka mundësuar yllit të Barcelonës Lionel Messi të shndërrohet në futbollistin më të mirë në botë. Tre herë fituesi i Topit të Artë është pa dyshim lojtari më i mirë i gjeneratës së tij.

Më 20 mars, Messi realizoi tre gola në fitoren e Barcelonës ndaj Granadës dhe tejkaloi rekordin e Cesar Rodriguezin prej 232 golave për gjigantin katalan duke dalë në krye të listës së realizatorëve më të mirë në histori të klubit.

Në dallim nga paraqitjet e tij në La Liga, Messi ka mesatare prej vetëm një goli në çdo tre ndeshje për Argjentinën. Sabella mendon se paraqitjet e shkëlqyera të Messit në Kampionatin spanjoll janë edhe rezultat i gjyqtarëve të cilët nuk lejojnë lojë të ashpër.

“Në Spanjë gjyqtarët janë më striktë ndaj lojës fizike. Në dallim, në Amerikën e Jugut ata janë më tolerantë”, tha Sabella gjatë një interviste për Radio Sport Telam. “Nëse luani atje, ka më shumë kartonë të verdhë dhe të kuq dhe kjo është arsyeja pse Messi është më i mirë në Spanjë sesa me Argjentinën" shtoi Alejandro Sabella.(rb/shqiptarja.com).

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj 30-vjeçarit, makina e autorëve në flakë duke u djegur

Atentati ndaj 30-vjeçarit, makina e autorëve në flakë duke u djegur