Trajneri i Barcelonës nuk e priste në fundjavë një dhuratë nga Valencia në “Santiaggo Bernabeu”, pasi me barazimin 0-0, skuadra e tij i afrohet Realit kryesues. Për të rrëzuar alaktikët ka ende shumë punë dhe 4 pikë, por Guardiola po nis të përatisë ekipin për finalen e sezonit.

“Nga sa di unë në historinë e kampionatit nuk ka ndodhur kurrë që dikush ka rikuperuar 10 pikë ndaj Realit. Është e pamundur kundër kësaj skuadre 4 diferencë janë shumë, për ne do të jetë më e vështirë se sa kur ishim 10 pikë” tha tekniku katalanas.

Josep Guardiola pohon se skuadra e Mourinhos është akoma favorit për titullin e La Liga.
“Të gjithë thonë se Madridi do të vije në Barcelonë dhe do ta mundim. – tha Guardiola. – Por ata e dinë se nëse do të fitojnë në ‘Kamp Nou’ do të jenë kampionë. Kështu që, kujdes”.(rb/shqiptarja.com)