Didier Deshamp, pasi eliminoi Argjentinën, ka treguar për mediat edhe mënyrën se si arriti të bllokonte Mesin tek ekipi i Sampaolit, si rreziku kryesor që vinte nga kundërshtari.
“Sampaoli donte t’i jepte shumë liri, që Mesi të vinte pas krahëve të mesfushorëve tanë. Por, ne iu përshtatëm dhe e neutralizuam. Kishim Kante që ishte gjithmonë pas tij. Kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes” – deklaroi trajneri i Francës.
Komento