Trajneri i Juves, Conte: Kini besim tek unë, jam mësuar të fitoj!

Trajneri i Juves, Conte: Kini besim tek unë, jam mësuar të fitoj!
Trajneri i Juventusit, Antonio Konte ka rikujtuar se si futbollist gjithmonë ka qenë fitues dhe të njëjtën traditë e ka edhe si trajner. Konte ka thënë se presioni nuk diçka e re për të.

“Si futbollist kam luajtur 13 vjet në nivelin më të lartë dhe atë në klubin ku fitorja ishte gjithçka. Jam mësuar të jetoj me presionin e fitores dhe di gjithmonë të përgjigjem dhe të reagoj në mënyrën e duhur”, ka theksuar Konte, i cili dikur ishte futbollist i bardhezinjve. Konte më tej ka thënë se tifozët duhet të kenë besim tek ai.

“Mendoj se e meritoj përkrahjen e tifozëve. Prej katër vjetësh merrem me punën e trajnerit të parë dhe në shumicën e rasteve kam qenë fitues. Ky fakt tregon diçka. Jam pjekur me kalimin e viteve dhe ndjej se lojtarët kanë besim tek unë”, ka shtuar Konte.

Ai e nisi karrierën si trajner në Areco, pastaj vazhdoi te Bari, të cilën e riktheu në Serie A, derisa kishte një aventurë të suksesshme edhe me Atalantën. Më pas arriti ta rikthejë në Serie A edhe Sienën, derisa tash Juventusit ka arritur ta kthejë në majat e futbollit italian.

(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta