TIRANE - Gianni De Biazi është kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat italiane për turin e tij çiklistik që po zhvillon në Shqipëri për bamirësi. Por edhe pse ndodhet në një turne të tillë nuk harron të flasë për kombëtaren kuqezi dhe të sponsorizojë futbollistët që janë në merkato.
Por fillimisht De Biasi në një intervistë për ‘Sky sport’ flet për ëndrrën e gjithë shqiptarëve “janë edhe katër ndeshje për të bërë realitet ëndrrën e Shqipërisë për të marrë pjesë në “Brazil 2014” thotë ai.
De Biasi i ka çuar kuqezinjtë në nivele që nuk kanë qenë kurrë më parë dhe tani po lufton për të siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në një botëror.
Tekniku nuk nguron që të sponsorizojë tre nga futbollistët shqiptarë që janë për momentin në qendër të merkatos, duke i veçuar si profesionistë dhe që mund të luajë në ekipe të mëdha.
“Nga të gjithë do të them tre emra. I pari është portieri Etrit Berisha, luan në Suedi tek Kaljmar dhe tani është i gatshëm për të luajtur për shumë ekipe. Mërgim Mavraj, mbrojtës i Grojter Furth.
Tek ai janë drejtuar sytë e disa ekipeve italiane. Dhe pastaj është sigurisht Elseid Hysaj, i datëlindjes ‘94 që luan për Empolin. Ka luajtur një sezon shumë të mirë këtë vit.
Ai tashmë është gati për të luajtur për një ekip të madh” shprehet italiani. Por çfarë do të bënte ai nëse Shqipëria kualifikohej në botëror? "Atëherë do të bëj një tur pelegrinazh me biçikletë" përfundon trajneri Italian.
Turi me biçikletë i De Biasit është: Igumenicë-Kasmil, Kasmil-Dhërmi, Dhërmi-Berat, Berat-Elbasani për të përfunduar me Elbasan-Tiranë.
/Shqiptarja.com