Trajneri i Kombëtares së volejbollit të femrave: Vijojmë ëndrrën në Europë

Trajneri i Kombëtares së volejbollit të femrave: Vijojmë ëndrrën në Europë

Trajneri Altin Martiri

Kualifikimi i kombëtares së Shqipërisë në fazën finale të Ligës së Europës në volejboll për femra ishte një rezultat historik dhe i rëndësishëm për sportin e rrjetës, që pas 3 sezonesh, përpjekje arriti më në fund të arrijë objektivin.

Një vit më parë, ishte kombëtarja e meshkujve që iu afrua këtij objektivi dhe vetëm disa pikë të vogla ia hoqën këtë mundësi, mndërsa këtë vit e realizoi objekitivin kombëtarja e femrave.

Në këto 3 sezone të Ligës së Europës, kombëtaret e volejbollit treguan progres në lojërat e tyre, ekipe që edhe pse rinovohen, vazhdojnë të fitojnë dhe tregojnë lojëra të mira.

Kombëtarja e femrave, në këtë edicion arriti 5 fitore dhe vetëm një humbje në Grupin B, duke u kualifikuar e dyta dhe në gjysmëfinale do të përballet me Suedinë.

Objektivi u përmbush, jemi krenarë për këtë gjë. E nisëm këtë aventurë 3 vite më parë dhe sot kemi të drejtë të festojmë. Ky grup vajzash u rrit nga viti në vit dhe sot është në atë stad që mund të pretendojë më shumë nga vetja. Dua të falënderoj të gjitha vajzat, stafin dhe Federatën për mbështetjen, por edhe të gjithë fansat që në kanë qëndruar pranë edhe në moment të vështira, siç ishte humbja me Austrinë në Tiranë. Të gjitha vajzat treguan gadishmërinë e tyre për të arritur objektivin dhe tani shohim me optimizëm përpara.

Trajneri Altin Martiri

Më 16 shtator, përballë Shqipërisë do të jetë Suedia, vendi që do të organizojë fazën finale te Ligës së Europës, por vajzat kuqezi nuk i tremb kjo përballje.

Ne arritëm një objektiv, kemi bërë lojëra të mira dhe tani shohim me optimizëm përpara. Në sport gjithçka mund të ndodhë, ndaj përgatitemi për të qenë gati ndaj çdo rivali. Do të tentojmë të surprizojmë në Suedi dhe këto ditë do t’i shfrytëzojmë për t’u përgatitur edhe më mirë e rikuperuar fizikisht, për të ardhur në Tiranë me trofe. Po i ngjisim shkallët një e nga një, ndaj të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja edhe pse kam besim te skuadra. Mbështetja që të gjithë na kanë dhënë është një shtysë për të ardhmen.

Trajneri Altin Martiri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!