Pas kualifikimit të Skëndërbeut me anë të penalltive, tekniku i Mladës, Dushsj Uhrin Jr., dukej tejet i zhgënjyer për lojën e ekpit të tij.
 
Pa sulmuesin Hramosta, dhe Uhrin që la në stol edhe sulmuesin tjetër Golgol pjesa e parë ishte në favor të miqve, por pjesa e dytë ishte një zhgënjim për skuadrën e Mladës.
 
“Ndeshje e pafat, por nuk është thjesht fati që na eliminoi. Nuk është kjo arsyeja e humbjes, sepse kishim shanse për ta fituar, dy raste dhe shtyllë. Ekipi i kishte shanset për të kaluar më tej. E nisëm mirë ndeshjen, por gabuam me penalltinë në të dytën. Skënderbeu ishte më mirë, por ne patëm rastet tona. Ndeshje e mirë për te dyja ekipet. Ata shënuan dy gola, por gabuam shumë individualisht”, u shpreh Uhrin para gazetarëve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com