Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm

Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm

Mircea Lucescu

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka vijuar me ofendime ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Legjenda rumune i inatosur nga vendimi i Kombëtares së Kosovës për të dalë nga fusha dhe për të mos u kthyer më të premten që shkoi në fund të përballjes mes këtyre dy Kombëtareve, është shprehur se shqiptarët e Kosovës po gënjejnë si njerëz të paturpshëm.

“Në një moment e kupton se këta persona vijnë, i prishin gjërat dhe sipas tyre kjo është në rregull. Gënjejnë si njerëz të paturpshëm dhe gjithashtu thonë se kanë arsye dhe të drejt. Kjo nuk është e mundur. Duhet të ketë pak mirësjellje në krejt këtë çështje”, deklaroi Lucescu në konferencë për shtyp.

Rumunët kërkojnë fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Kosovës për shkak se ekipi Dardan nuk u rikthye në fushën e blertë përkundër kërkesës së arbitrit, i cili më pas e mbylli lojën me ekipin rumun, si të vetmin që u rikthye në fushën e blertë.

UEFA mund të vendos gjatë kësaj jave për ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht, madje para së premtes, kur do të hidhet shorti i “play-offit”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori