Trajneri katalanas Guardiola: Gjyqtarët kanë humbur besimin

Trajneri katalanas Guardiola: Gjyqtarët kanë humbur besimin
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se mbrojtësi Gerard Pique duhej të pezullohej së fundmi, pas komenteve për Carlos Velaso Carballo, por pohon se komisioni i garave i La Ligas dhe komiteti i gjyqtarëve vazhdimisht kanë shfaqur dobësi sa që e kanë humbur totalisht respektin e klubeve.

“Prej një kohe tashmë të gjatë, komitetet kanë humbur respektin. Ne jemi në një pikë ku gjithçka është dyshuese. Ka aq shumë gjëra që lihen të kalojnë pas dhe në fund arbitrate kanë bërë veten të mos respektohen”.

“Gerard Pique, për atë që ka thënë, ndoshta meritoi pezullimin. Por, ata që janë në Disiplinë nuk po e bëjnë, natyrisht, sepse nëse është edhe ndonjë lojtar i ndonjë ekipi tjetër që thotë se është vjedhur. Atëherë duhet ta pezullojnë edhe atë. Kjo lojë po luhet prej një kohe të gjatë dhe këto komitete duhet urgjentisht ta rigjejnë respektin”, është shprehur Guardiola.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën