Trajneri portugez Mourinho është tekniku më i paguar në botë

Trajneri portugez Mourinho është tekniku më i paguar në botë
Gjithcka vërtetohet në fakt nga një studim i sajtit të specializuar futbolfinance.com, sipas të cilit Jose Mourinho i shikon të gjithë trajnerët nga lart poshtë në klasifikimin e më të paguarve falë rrogës së tij përrallore. 10 milion euro në vit. Pagesë që nuk krahasohet me 7.5 milionët në vit të rivalit të tij Pep Guardiola, (Barcelona), dhe të Guus Hiddink, (Anzhi),që ndajnë së bashku vendin e dytë.

Pas tyre vijnë dy trajnerë italianë , por që punojnë jashtë vendit të tyre, Roberto Mançini që nga Manchester City merr bukurinë e 6 milion eurove në vit, afërsisht njëqind mijë euro më shumë se Carlo Ancelotti , i cili kryeson renditjen e Ligue 1 me PSG e tij. Por nuk janë vetëm trajnerët e klubeve në klasifikim, pasi futbolfinance.com merr në konsideratë dhe pagat e trajnerëve të përfaqësueseve anembanë botës.

Në këtë renditje ai që kryeson është trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfield, i cili merr 2.6 milion euro, i ndjekur nga seleksionuesi I kombëtares gjermane, Joachim Loeë me 2.4 milion euro dhe në vendin e tretë ndodhet trajneri fitues i Europianit dhe Botërorit të fundit me Spanjën, Vicente de Bosque në kuotën e 2.1 milion eurove.

Mungon Fabio Capello, sigurisht q ëish-trajneri i Anglisë me 6 milion eurot e tij në vit do të ishte I shkëputur në krye të klasifikimit për trajnerët e kombëtareve, por tanimë tekniku friulian nuk e ka më një stol. Në listën e pasanikave Mourinho dominon , por nëse zërat e merkatos që e shohin te Chelsea vitin e ardhshëm do të bëheshin realitet, atëherë asnjë nuk do të mund të guxonte ti merrte fronin në këtë aspect, pasi rikthimi te Roman Abramovic do të thoshte dhe një rritje të të konsiderueshme të të hyrave në portofolin e portugezit, në fakt flitet për një pagë prej 14 milion eurosh në sezon.
ss/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com