Pas disa rezultateve jo shumë pozitive, Vllaznia pritet t’i rikthehet fitoreve tre pikëshe. Dhe, për teknikun e kësaj skuadre, ish- kapitenin e kombëtares, Rudi Vata, kthesa e shumë pritur do të vijë në ndeshjen e kësaj fundjave me Kamzën. Takimi do të luhet diten e dielë, në ora 14.00, në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës pa spektatorë, si rezultat i dënimit të fushës nga ngjarjet e ndodhura pas takimit të kupës me Skënderbeun, ku trajneri Lev u godit me topa dëbore në momentin që po jepte intervistën televizive.
Megjithatë, tekniku i Vllaznisë, Rudi Vata, shprehet optimist për arritjen e një rezultati pozitiv. Në prononcimin e tij për shtyp mesditen e së shtunës, duke e konsideruar përballjen me Kamzën shumë të rëndësishme për ecurinë e Vllaznisë, Vata shprehu besimin se kuqeblutë do ta kalojnë patjetër me fitore tre pikësh këtë ndeshje.
Sipas Vatës, bazuar në përgatitjet sistematike, gjendja e formacionit, sidomos edhe me rikthimin e Smajlit, ka një kompaktësi dhe rritje në të gjitha drejtimet, çka garanton për fitimin jo vetem të kësaj sfide me Kamzën, por edhe të betejave që ajo ka përpara.
Vata bëri të ditur se me rikthimin e Smajlit, formacioni i skuadrës përballë Kamzës pritet të ketë ndryshime, të cilat do të bëhen të ditura një orë përpara fillimit të ndeshjes
/Shqiptarja.com