Trajneri Shpëtim Duro shkarkohet
nga Shkëndija e Tetovës në Maqedoni

Trajneri Shpëtim Duro shkarkohet<br />nga Shkëndija e Tetovës në Maqedoni
Drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar Shpëtim Duro, duke emëruar boshnjakun Bruno Akrapoviç si shef të ri të stafit teknik.
 
48 vjeçari firmos kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi nëse dy palët mbesin të kënaqura me bashkëpunimin.
 
Akrapoviç si futbollist pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Gjermani ku ka luajtur në skuadra të Bundesligës së Parë dhe të Dytë, ndërsa është edhe ish-anëtar i përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës.
 
Në vitin 2008 ka nisur karrierën si ndihmës trajner në Rusi, ndërsa më pas ka ushtruar ekipe të kategorive më të ulta në Kroaci. Së fundmit ka qëndruar në Gjilbraltar, tek ekipi i kategorisë së parë FC Europa.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore