Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka sqaruar se vijojnë negociatat në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, FSHF thekson se në listën e kandidatëve për pasues të De Biasit janë ish-mbrojtësi i Milanit, Christian Panuçi, Luigi De Canio, ish-trajner i Napolit si dhe Alberto Malesani ish-trajner i Fiorentinës.
FSHF kujdeset të kujtojë se nuk ka ende asgjë zyrtare nga bisedimet, por ajo që dihet me siguri është se trajneri i ri do jetë një nga tre kandidatët e mbetur në garë.
"Vazhdojne negociatat ne lidhje me trajnerin e ekipit kombetar. Si per z.Panuçi, z.De Canio, por jo vetem. Por se fundmi eshte futur edhe kandidatura e Malesanit e cila po vleresohet shume nga ana e grupit te kryesuar nga presidenti.
Nuk ka asgje te konfirmuar teksa po vijojne negociatat intensive per te vleresuar edhe opsionin me te mire per ekipin kombetar ne drejtimin e tij.
Per cdo gje do ju njoftoj ne lidhje me zyrtarizimin perfundimtar.
Negociatat vijojne", thuhet në reagimin e FSHF-së.
Panuçi, kandidatura e preferuar e Dukës
Ish-mbrojtësi i djathtë i Milanit, Cristian Panuçi duket se është kandidatura e preferuar e Armand Dukës për stolin kuqezi.
Burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se ish-krahu i djathtë i Fabio Capelos gjatë drejtimit të kombëtares ruse, është më pranë marrjes së kreut të pankinës kuqezi.
Christian Panuçi ka mbrojtur fanellën e Milanit dhe Romës për vite me radhë. Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë të kombëtares italiane.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com