Trajneri Wenger favorizon Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri Wenger favorizon Barcelonën në Ligën e Kampionëve
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger mendon se skuadra e Barcelonës ka gjasat më të mëdha që në këtë edicion ta fitojë titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve.

“Për mendimin tim, Barcelona është favoriti kryesor për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve. Ata kanë vetëbesim të madh, pasi edhe më herët e kanë fituar këtë garë, derisa po u kthehen edhe lojtarët e lënduar”, ka thënë Venger.

Strategu francez ka thënë se sulmuesi i Barçës, Lionel Mesi mund të shënojë dy gola në një ndeshje edhe atëherë kur nuk është në formë. Reali e ka Kristiano Ronaldo, por Barcelona e ka Mesin, i cili është i aftë të shënojë dy gola në ndeshje, madje edhe atëherë kur nuk është në formën e tij më të mirë”, ka shtuar Venger.

Timonieri i “Topçinjve” ka vlerësuar se Barça në fushën e saj është skuadra më e fortë në botë. “Është shumë vështirë të luash në fushën e Barcelonës dhe të shpëtosh pa pësuar gol. Madje, edhe kur luani në fushën tuaj e dini se ata do të shënojnë gol në ndeshjen e kthimit, pasi kanë një potencial të madh në sulm. Katalanasit kanë epërsi psikologjike ndaj të gjithë rivalëve”, ka nënvizuar Venger. Barcelona në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të ballafaqohet me Milanin

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim