Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger mendon se Milani nuk ka gjasa që ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve në këtë edicion. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajeri Massimiliano Allegri, të mërkurën, në “San Siro”, do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale kundër skuadrës kampione në fuqi, Barcelonës.

“Mendoj se Barça është favoritja kryesore për ta fituar titullin edhe në këtë edicion”, ka theksuar Venger. Sa i përket Milanit, mendoj se italianët nuk kanë gjasa për ta fituar këtë trofe" tha Venger për ekipin italian.

" Ata po luajnë mirë si skuadër dhe kanë futbollistë të shkëlqyer, siç është suedezi Zlatan Ibrahimoviç, por mendoj se nuk do të arrijnë dot ta kalojnë me sukses sfidën me katalanasit” shtoi tekniku transalpin.