Arsenal do të kërkojë të heqë qafe futbollistët e panevojshëm të cilët i kushtojnë klubit, më shumë se 23 milionë Paund në paga dhe bonuse, vetëm gjatë një viti. tekniku francez që drejton ekipin londinez, Arsene Ëenger po përgatit një "eksod" te skuadra e "Emirates" dhe nga "gijotina" do të priten disa emra të mëdhenj.
Nga operacioni që ka nisur të vihet në jetë, prej drejtuesve të Arsenalit, do të largiohen disa nga lojtarët me paga shumë të larta, por që nuk e justifikojnë me minutat në fushë.
I pari duket se është rusi Andrey Arshavin, që fiton 75 mijë Paund në javë. Pas tij është Marouane Chamakh, që fiton 60 mijë Paund në javë, një pagë shumë e lartë për një lojtar që ende mbetet në pritshmërinë e talentit. Gjithashtu nga Arsenal, do të largohen Sebastien Squillaci, Nicklas Bendtner, Denilson dhe Carlos Vela, që janë të gjithë lojtarë me paga 50 mijë Paund në javë.
Arsene Wenger ka insistuar se edhe portieri Manuel Almunia, që merr £60,000 në javë, do të jetë në treg që në muajin Maj. Shpenzimet te Arsenal janë rritur edhe pas largimeve të bujshme të Cesc Fabregas, Samir Nasri dhe Gael Clichy.
/Shqiptarja.com