Vendimi i GJK për komisionet hetimore, debate te ‘TIMS’, PD: Të thirren ata që dëshmuan me dyer të mbyllura! Salianji-PS: Donit të fshihnit dëshmitë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar disa nene të ligjit për Komisionet Hetimore, solli një realitet të ri në Komisionin e “TIMS’ të drejtuar nga demokrati Ervin Salianji.

Ky i fundit u përplas me socialistët, duke thënë se Gjykata Kushtetuese vërtetoi faktin se maxhoranca tentoi të kapte Komisionet Hetimore.

Ishte deputeti i PS Toni Gogu, i cili iu drejtua Salianjit duke thënë se ky i fundit e as nuk e ka lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Ju se keni lexuar fare vendimin, ju nuk respektoni rregulloren e kuvendit sepse ka një trup të përcaktuar qartë që shqyrton vendimin e GJK. Nëse ligji do ishte në kundërshtim me kushtetutën do të ishte shfuqëzuar”, tha ai.

Nga ana tjetër, Salianji tha se PS ka shkelur kushtetutën.

“Ju keni shkelur kushtetutën me radhë në këtë komision për tu bërë mbrojtje e paligjshmërisë”, tha ai.  

Salianji tha se për mbledhjet e bëra me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të ripyeten dëshmitarët

"Çdo mbledhje që duhet të sillte transparencë e dritë në errësirë, ju e keni mbyllur me vendimmarrje të ndërmjetme duke shkelur ligjin, edhe sipas vendimit të gjykatës tashmë. Donit të fshihnit dëshmitë. Më vjen mirë që rrini me kokë të ulur, sepse shumicën i keni që vjedhin e rrinë me kokë lart. Demokratët thonë se duhet të ri-thirren për të dhënë dëshmitë e tyre, të gjithë ata që dëshmuan me dyer të mbyllura, duke nisur nga ministri Balla, drejtori i përgjithshëm i policisë, Rrumbullaku apo edhe ish drejtori i IT në arrest shtëpie, Ervin Muça në arrest shtëpie, ose dëshmitë e tyre të mëparshme të bëhen publike", tha ai. 

Seancën, që pas vendimit të Kushtetueses, u zhvillua e hapur, opozita e shfrytëzoi për të ripërsëritur akuzën për rrjedhjen të dhënave nga sistemi TIMS.

Ndërsa ka kërkuar që në komision të thirren si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe ish- ministri i brendshëm, deputeti i PD, Asllan Dogjani tha se duhet që të provohet se kush janë personat përgjegjës që fshihen pas nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve.

"Vendimi i GJK na ka dhënë të drejtë ne për nismat lidhur me komisionet hetimore. Mazhoranca nuk mund të na mohojë më të drejtën për të thirrur dëshmitar dhe për të bërë seanca publike. Duhet të thirret kryeministri, ish- ministri i brendshëm dhe secili që ka dal nga hetimi në lidhje me ndërhyrjen në sistemin tims. GJK na ka dhënë të drejtë që ti shkojmë deri në fund hetimit dhe të provojmë se kush janë personat që i kanë futur këta punonjës të sistemit tims që të fshijnë të dhënat dhe të ngarkojnë ato të dhëna në aplikacionin telegram", tha ai.

Gjykata Kushtetuese vendosi një ditë më parë të shfuqizonte disa nene të ligjit, I miratuar vetëm nga socialistët, me të cilin po funksionojnë dy komisionet hetimore parlamentare. Ajo rrëzoi nenin që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor, nenin për marrjen e provave me vendim të ndërmjetëm, drejtimin  marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve si dhe rrëzoi seancat e mbyllura të komisionit hetimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Debate në komsionin hetimor për TIMS, Salinaji: Mos u fshihni si struci, nuk bëni një dëshmi publike

 

Mbledhja e komisionit hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit Tims vijon me debate.

Kryetari i Komsionit Ervin Salianji tha nuk ka ndonjë sekret shtetëror në shumë çështje, si në atë nëse drejtori i IT në Policinë e Shtetit është përdorur apo jo nga grupet kriminale.

Ndërsa, deputeti i PS Xhemal Qefalia tha se çështje që janë sensitive për sigurinë kombëtare, nuk mund të fliten publikisht.

Ervin Salianji: Mua më duket sikur nuk jeni këtu. E keni vendimmarrjen këtu, mos u fshihni si struci. Nuk bëni një dëshmi publike. Çfarë ka sekret këtu se janë punësuar policë paligjshëm. Çfarë ka sekret shtetëror, ku drejtori i sistemit TIMS mund të jetë përdorur nga grupet kriminale. Duhet transparencë, që në të ardhmen të kenë frikë të bëjnë këto veprime. Të kenë edhe përgjegjësi publike për atë që thonë. Do të mbajnë përgjegjësi një më një, kjo është e sigurt

Xhemal Qefalia: Disa çështje janë sensitive, që prekin sigurinë kombëtare dhe dëshmitë e tyre duhet të mbahen jo në publik. Infot për sigurinë kombëtare nuk duhet të dalin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Tek  Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja

Protesta e PD-së/ Tek Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja