Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi

Hans Kluge Jr

1737145602_ee.JPG

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë për mikpritjen e familjes nga Gaza dhe të vogëlushit 1-vjeçar që erdhi në Shqipëri për trajtim mjekësor më të specializuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Kluge shkruan se Shqipëria i është bashkuar vendeve si Franca, Rumania dhe Norvegjia në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza.

Ai thekson se mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës.

“Faleminderit, Shkëlqesia juaj kryeministër Edi Rama, që u bashkuat me shtetet e tjera anëtare të OBSH-së në Evropë, përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Rumaninë, në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Besoj se kjo shënon fillimin e shumë evakuimeve jetike drejt Shqipërisë dhe shpresoj që veprimet tuaja të dhembshura të frymëzojnë të tjerët të ndjekin këtë shembull mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës,” shkruan Kluge.


Lajmi kryesor:

Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im