Në spitalin e Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ është trajtuar me sukses pacientja e parë me Akseleratorin e ri Linear. Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, e cila e konsideron një hap i rëndësishëm për forcimin e shërbimit onkologjik dhe kujdesit më cilësor për pacientët.
“Mirëmëngjes nga Njësia e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, ku është trajtuar me sukses pacientja e parë me Akseleratorin e ri Linear - një hap i rëndësishëm për forcimin e shërbimit onkologjik dhe kujdesit më cilësor për pacientët”, shkruan Sala në rrjete sociale.
Komente








