Një adoleshente 13-vjeçare, teksa ishte duke ecur me biçikletë është goditur për vdekje nga një traktor në fshatin Vershevc të Lipjanit.
Vajza ka vdekur një orë më vonë në Qendrën Klinike Universitare.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vershevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njejta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jete. Ngasesi i mjetit bujqësor me urdhër te Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bluzat e bardha të QKUK thanë se 13-vjeçarja kishte arritur në urhjencë pa shenja jete.
“ Tek ne ka ardhur pa shenja jete. Ka qenë e lënduar rëndë dhe nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve që ka marrë”, thanë mjekët.
Trupi i viktimës është dërguar në obduksion për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.