Festivali i Trashëgimisë Kulturore ose i emërtuar ndryshe "Traku Fest", e ka shndërruar Gjirokastrën në  një destinacion me aktivitete nga më të ndryshmet në mes të këtij sezoni.

Festivali i cili ka si qëllim kryesor të promovojë trashëgiminë kulturore të qytetin e Gjirokastrës, vlerat e rëndësishme historike dhe tradicionale, duke nisur që nga antikiteti, mesjeta, e për të mbërritur deri në ditët tona, ka organizuar udhëtime, seksione shkencore, dokumentarë, vizita të organizuara, ushqime të mira shqiptare, koncertet e grupeve pjesmarrëse.

Më mbështetjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, aktivitetet të larmishme kanë tërhequr edhe turistë të shumtë, që në nisje të tij më 31 gusht dhe që do të vijojë edhe përgjatë natës së sotme për të promovuar vlerat dhe traditat më të bukura shqiptare dhe sigurisht të muzikës më të mirë.

Rryma të ndryshme muzikore nga punk, rock, jazz etj nga banda të ndryshme apo dhe nga DJ të ndryshëm kanë performuar në qendrën e zonës historike, duke gjallëruar rininë e pranishme.

Ndërsa e veçanta e mbrëmjes së parë ishte dhe ardhja e një çifti që kurorëzohet po në këto ditë të zhvillimit të këtij aktiviteti që promovon vlerat e Gjirokastrës.

Edicioni i dytë i këtij festivali vijon me aktivitete të ndërthurura si ekspozita, panair kulinarie, sesione shkencore, udhëtime e vizita në banesa të ndryshme karakteristike.

Programi i "TRAKU Fest" 2 gusht
11:00 Udhëtim i organizuar në Teatrin e Adrianopolit dhe qytetin antik të Antigonesë, ku dhe gjatë vizitës do të serviret një drekë tradicionale
(Nisja e autobusëve kryhet në sheshin Çerçiz Topulli)
Nje vit me pare - Kalaja e Gjirokastres
11:00 TRAKU ekspozitë - Vizione të përthyera
të Luftës së Madhe
Ekspozitë fotografike
(Hyrja e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit)
11:00 TRAKU ekspozitë
Ekspozitë fotografike
11:00 TRAKU në shtëpi
Vizitë në shtëpitë tradicionale gjitokastrite, të hapura gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)
11:00 TRAKU në këmbë
Për ata që do të dëshirojnë, ture hiking gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)
OffChestra dhe Fanfara Tirana
11:00 TRAKU në qiell
Hedhje me parashutë - trajnerë të liçensuar do të ofrojnë hedhje me parashutë
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)
11:00 TRAKU aktiv
Në qafën e Pazarit të Vjetër, gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë me DJ dhe do të shërbehen ushqim dhe pije. Gjithashtu, mund të takoni artizanë tradicionalë dhe të shihni nga afër produkte të traditës
17:00 TRAKU nëndhé
Vizitë në tunelet e luftes se ftohte, që kalojnë poshtë qytetit të Gjirokastrës, të cilët do të hapen për herë të parë për publikun
18:30 TRAKU konferencë
Seksion shkencor mbi historinë e jugut të Shqipërisë, nga antikiteti në ditët tona
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)
Nje vit me pare - Kalaja e Gjirokastres.
20:00 TRAKU dokumentar
Shfaqje dokumentari nga Gëzim Erebara, filmuar nga Dhimitër Anagnosti me skenar të Ismail Kadare
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)
21:00 TRAKU muzikor - OffChestra dhe Fanfara Tirana
Koncert live me grupet OffChestra dhe Fanfara Tirana
(Në Kalanë e Gjirokastrës)
23:59 TRAKU Dj Set deri në agim
Dj Kacerja
(Në Kalanë e Gjirokastrës) /ATSH/