Dhjetëra studentë të mjekësisë dhe infermierisë kanë protestuar brenda ambienteve hyrëse të fakultetit në QSUT për tarifat e kripura të studimit, që duhet të paguajnë ata student që kanë transferuar studimet nga shkollat private të cilave u është hequr licenca, drejt asaj publike.
 
Studentët theksojnë se pavarësisht thirrjeve dhe letrave të tyre drejtuar Ministrisë dhe kryeministrit askush nuk i ka dëgjuar, në këto kushte ata janë të gatshëm që protestën ta kthejnë dhe në një grevë.


Studentët shprehen se ndihen të diskretituar dhe që u duhet të paguajnë një tarifë prej rreth 2 milionë e 300 mijë lekësh të vjetra, për shkakun se qeveria vendosi të mbyllë universitetet private pa marrë masat e nevojshme për lehtësimin e studentëve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)