Transferimi i gjykimeve, nuk i
shërben luftës ndaj korrupsionit
Një tjetër krititë vjen për qeverinë në lidhje me dy draftligjet për luftën ndaj korrupsionit, pas misionit të OPDAT
TIRANE- Një tjetër krititë vjen për qeverinë në lidhje me dy draftligjet për luftën ndaj korrupsionit, pas misionit të OPDAT, SHBA për moskonsultim ligjor për ndryshimin e e Kodit të Procedurës Penale si dhe për ligjin e antimafias në vendin tonë. Nëpërmjet një letre misioni i
OSBE, shprehet se transferimi i juridiksionit lëndor për të gjitha veprat penale që lidhen me korrupsionin, pavarësisht natyrës dhe shkallës së tyre, Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe, rrjedhimisht, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nuk i shërben luftës ndaj korrupsionit. “Ne jemi dakord se çështjet e korrupsionit duhet të trajtohen nga organe të specializuara.
Megjithatë, as Gjykata e Krimeve të Rënda dhe as Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk janë aktualisht të specializuara për t'u marrë me çështjet e korrupsionit. Rritja drastike e parashikuar e ngarkesës së punës do ta pengonte, veçanërisht, funksionimin e të dyja këtyre organeve”, thuhet në letrën e firmosur nga kreu i këtij misioni, Florian Rauning. Edhe Prokuroria e Përgjithshme pritet që të mos jetë dakort me këtë paketë ndryshimesh të qeverisë. “Ne kemi paraqitur sugjerimet tona të cilat i kemi vënë në dispozicion si të qeverisë ashtu dhe të komisionit të ligjeve. Në vlerësimin tim personal, gjykoj se duhet parë kjo paketë, pasi ka nevojë për disa rregullime të nevojshme. Pra jo çdo rast i parashikuar në paketën e qeverisë mund të hetohet dhe gjykohet nga prokuroria dhe gjykata e krimeve të rënda”, tha Prokurori i Përgjithshëm dje në intervistë për VOA.
Ndërkohë që opozita këmbënguli që Qeveria të tërhiqet nga Paketa Antikorrupsion, përsa kohë ndryshimet në ligj janë kundërshtuar nga OPDAT, misioni amerikan për drejtesinë penale dhe OSBE-ja. Por kjo nuk duket se ka gjasë të ndodhë. "Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda është histori suksesi dhe besoj se do ta luftojnë realisht korrupsionin. Por sigurisht që kjo paketë ka trembur disa të tjerë dhe nuk flenë rehat dhe besoj që nuk kane për të fjetur rehat. Përsa kohë shteti është në këmbë, vonon, por nuk harron", tha ministri Nasip Naço, dje në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15