Dita e djeshme ka qenë dita e marrëveshjes së shekullit ku Cristiano Ronaldo do të luajë nga sezoni i ri me ekipin e Juventusit. Këtë kalim te skuadra e “Zonjës së Vjetër” e ka komentuar dhe ish lojtari i Realit të Madridt, Amansio Amaro.
Amaro që ka luajtur për Realin në vitet 60’-70’ ka thënë:: “Presidenti Florentino Perez është treguar bujar me Cristiano-n, mund të kishte kërkuar më shumë për transferimin e tij. Por Cristiano do të pendohet që ka lënë Real për Juventus”.
Ai ka folur edhe për Leo Mesin ku ka thënë: “Për shkak të stilit të tij dhe të finteve, në kohën time do të kishte shkuar më shumë se një herë në sallën e operacionit”.