TIRANE- Studentët të cilët prej vitesh kanë frekuentuar universitet të cilave iu është propozuar heqja e licencës, nuk rezultojnë të regjistruar në ato institucione dhe nuk mund të tërheqin dokumentacionin e nevojshëm. Kjo pasi ata nuk kanë një numër matrikullimi i cili është numri që i jepet çdo studenti, në regjistrimin fillestar në një institucion të Arsimit të Lartë, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës ose certifikatës.
Përballë kësaj situate ata kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërkohë që bëjnë me dije se vazhdojnë të paguajnë tarifa disa qindra euro për të tërhequr dokumentet e tyre.
Ndërkaq autoritetet e Arsimit dhe Sportit kanë deklaruar se të gjithë studentët që do të transferohen në universitete të tjera, duhet të tërheqin dokumentacionin brenda datës një shtator dhe nuk do të paguajnë asnjë tarifë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com