Transferimi, Rodrigez tek Bayern,
Rumenige:Një imazh për skuadrën

Transferimi, Rodrigez tek Bayern,<br />Rumenige:Një imazh për skuadrën
Lojtari i Real Madridit, Hames Rodrigez, është zyrtarisht futbollist i Bayern.

Prezantimi i tij u bë këtë të hënë në Mynih dhe me fanellën që do mbajë do ketë numrin 11.

Preferenca e këtij lojtari ishte numri 10, të cilin e mbajti tek Reali i Madridit me një paraqitje admiruese, por tek bavarezët nuk do mund ta mbajë 10, pasi ky numër mbahet nga holandezi Arjen Roben.

Karl-Hainc Rumenige ka dhënë detaje rreth transferimit të Hamesit nga Reali i Madridit duke shtuar: “E kemi marrë Hamesin për dy vite në huazim, me një opsion të njëanshëm për ta blerë përfundimisht”.

Transferimi i Hamesit e detyron Bayernin e Mynihut të paguaj ndaj Realit të Madridit 5 milionë euro për çdo vit huazim.

Por nëse Bayern do vendos ta blej përfundimisht i duhet të paguaj një shumë prej 35 milionë.

Ndërkaq James Rodrigez do marrë 8 milionë euro bruto në sezon.

Karl-Hainc Rumenige theksoi se ka një admirim për shërbimet e këtijë lojtari, pa harruar dhe klasin që e shoqëron.

Gjithashtu ai tha se Rodrigez është një imazh i mirë për Bayernin, ndërsa afrimi i këtij lojtari tek Bayern i Mynihut do të thotë shumë për objektivat sportive të skuadrës.

Redaksia Online
Nj.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën