/ATSH/. - Eshte kryer  transferimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Robert Linardi, 32 vjeç.

Në përputhje me Marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë për transferimin e personave të dënuar, nga autoritetet britanike është realizuar transferimi i shtetasit Robert Linardi, bene te ditur burime nga Ministria e Brendshme.

Ky shtetas është dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale "Vrasje" që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në zbatim të Marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë për transferimin e personave të dënuar, ky shtetas është transferuar me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në vendin tonë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ambasadën e Angleze në Tiranë, u bë i mundur transferimi i tij nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.