Transferta me Laçin, Mirel Josa: Harrojeni fitoren me Flamurtarin, Vllaznisë i mungon edhe Kaina

Transferta me Laçin, Mirel Josa: Harrojeni fitoren me Flamurtarin, Vllaznisë i mungon edhe Kaina

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa

Laçi dhe Vllaznia luajnë nesër në 15:00 për javën e tetë në Superligë. Vendasit i kanë bërë një nisje jo të mirë sezonit, teksa pas shtatë duelesh qëndrojnë në vendin e parafundit me katër pikë. Në lidhje me sfidën ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa. Për mediat, tekniku i kuqebluve ka konfirmuar një tjetër mungesë, me Kaina që mbetet jashtë. Rikthimi i Boshnjakut ngroh ekipin, me Josën që sheh jashtë edhe Latifi, Jonuzi, Hakaj apo edhe Heric. Me 10 pikë Vllaznia qëndron në vendin e pestë të klasifikimit, pesë më pak se Partizani kryesues. Pas fitores në Kupë me Flamurtarin, Josa kërkon një tjetër sukses.

"Sfidë e shumëpritur dhe e rëndësishme nesër? Nuk është problemi se nesër luajmë me Laçin. Të gjitha ndeshjet janë determinante si për ne si për skuadrat e tjera. E kemi pritur ndeshjen me qetësi. Laçi është një skuadër që nuk meriton atë vend që ka dhe as pikët që ka grumbulluar deri më tani. Ka cilësi në skuadër dhe është një ekip që vitet e fundit ka bërë paraqitje të mira si brenda vendit edhe në Europë.

Kualifikimi në Kupë dhe atmosfera në skuadër? Unë i harroj shumë shpejt gjërat që kalojnë dhe skuadra duhet të bëjë po kështu. Duhet të shohim gjendjen aktuale të skuadrës, problemet që kemi, si do t’i zgjidhim këto probleme.

Ndeshja e parë e sezonit të kaluar me Laçin dhe paraqitja fantastike me 5 gola? Nuk ka lidhje fare me sezonin e kaluar. Skuadrat kanë pasur drejtues dhe lojtarë të tjerë. Unë shoh se çfarë kanë bërë këtë sezon.

Mungesat? Mungesat nga dëmtimet dhe nga kartonët janë diçka normale gjatë një kampionati. Problemi është mos të mblidhen të gjitha gjërat në një periudhë të caktuar. Jemi munduar t’i kompensojmë si duhet për ndeshjen ndaj Laçit.

Golat e Aralicës dhe Krujës ndaj Flamurtarit?  - Nuk më bëjnë përshtypje. Pëqëndrohem tek ajo që do të bëjmë nesër dhe pastaj bëjmë bilancin. Më duhet të adoptoj lojtarët për të plotësuar mungesat.

Dëmtime të tjera? Kaina nuk është në lojë. Ka pasur shqetësime mbas ndeshjes dhe do të mungojë për 2 ditë. Janë gjëra që nuk më shqetësojnë fare sepse më përgjigjet pjesa tjetër e skuadrës.

Laçi jo në formën e tij më të mirë? Nuk duhet shfrytëzuar ky fakt fare. Nuk do shohim në çfarë gjendje është Laçi, do ta shohim atë si skuadër pretendente dhe njësoj siç e kam parë Vllazninë vjet kur kam qenë trajner i Laçit.

Boshnjaku?  Do të rikthehet. Ai është i vetmi i rekuperuar dhe nesër do të jetë me skuadrën", tha Josa.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë